Xhensila bën dedikimin e ndjerë për 1-vjetorin e vajzës

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj,ka vendosur që të ndajë me ne fotot e papublikuara më parë nga momentet e ardhjes në jetë të Ajkës, tek fotot e Besit me të porsalindurën.

Bashkë me to Xhensila ka bërë një dedikim emocionues për vajzën e saj, Ajkën.

“Për nektarin e jetës time, bija ime, mbrëmë e kisha të pamundur të flija, e mezi prisja të hapje sytë e ëmbël. E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta të tuat kur të sollën tek unë. Ma ngrohën shpirtin si askush më parë në jetë, ndjesia hyjnore. Ditëlindja jote, dita më e bukur e jetës time. Lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin, kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshuri ndjen ai për ne. Ti solle lutjen, Lutem për ty sa hap sytë, e gjumi më zë duke falënderuar Zotin për mrekullinë që na solli në jetë. Nuk të dhuruam ne jetën, ti na dhe botën. Ne të dyja kemi qëndruar 24 orë bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, kemi qarë të dyja kur ti ke bërë vaksinat, kur të dhimbte barku, e tani që po të dalin kicat(dhëmbët), kemi eksploruar botën bashkë përreth, nuk po mëson ti nga unë, unë po mësoj nga ty, po e shoh botën vetëm nga sytë e tu, dhe e di sa shumë ngjyra, pastërti, gëzim, po shohin sytë e mi tani? Na presin dhe shumë vite për të mësuar nga njëra-tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolëm zonjushë Ajka, të përjetojmë më të bukurin vit me plot sfida, e mësime. Ti ke fuqinë, ti më ndyshove mua dhe jetën time përgjithonë. Mos e harro kurrë, kurrë mos ndjej frikë, kur ti të kalosh përmes ujërave mami do jetë me ty. Në fillim unë dhe babi kishim njëri-tjetrin, tani kemi gjithçka. Ajka, ëndrra jonë e bërë realitet”.

/real-news.tv/