Xhensila Pere ‘hap luftën’ ndaj Eliona Pitarkës: Më duket kot, pa lidhje…

Ish-konkurrentja e Big Brother, Xhensila Pere ka qenë e ftuar në një intervistë në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka folur për jetën e saj personale dhe jo vetëm.

“Nëse do të kishe mundësi të largoje nga ekrani një figure publike, cila do të ishte dhe pse”, ishte pyetje që iu drejtua Xhensilës gjatë emisionit.

Menjëherë, ajo nuk ka ngurruar të thotë emra dhe ka përmendur Eliona Pitarkën, pasi sipas saj ajo është totalisht pa lidhje në ‘Klanifornia Show’.

“Femër është. Nisur edhe nga ajo që sapo ka startuar… pashë puntatën e parë të emisionit dhe ajo është Eliona Pitarka. Më duket kot, pa lidhje. Te ajo fushë ku është prezantuar nuk bën”, tha Xhensila.

Së dyti Xhensila zgjodhi veten, duke thënë me ironi se njerëzit mendojnë se ajo s’bën asgjë, ndërkohë që vetëm klikime ju dhuron mediave. Dhe së treti, banorët e Big Brother, veçanërisht disa kokrra:

“Bëjnë një javë Big Brother, vijnë nga hiçi dhe pastaj duan të dalin dhe të bëjnë ndërkohë që janë… (troket). Realisht janë disa kokrra nga Big-u që them: O Zot”, u shpreh ajo.