fbpx

Xhensila Pere nuk kursehet fare me Alesia Bamin: Prezantuesja më koti!

Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere  e ftuar ne emisionin “Mes Yjesh” ka folur pa dorashka.

E vendosur përballë pyetjes se cila është prezantuesja më koti në vendin tonë dhe Xhensila nuk ka nguruar aspak që të përgjigjet.

Ajo ka thënë emrin e Alesia Bami, por sigurisht që e ka dhe një aryse pse.

“Më shumë se sa prezantuesit, për mendimin tim janë formatet e gabuara. Alesia është kaq e bukur, por që më vendin e saj mund të ishte dikush tjetër më i aftë. Më duket sikur është në një kafe”, u shpreh Xhensila.

Ajo ka shtuar se të gjithë personazhet e showbiz-it janë fallco.

“Pse ti mendon që ka ndonjë personazh real në shoë biz? Instagram-i na ka marrë në qafë të gjithëve. Dhe për sa kohë askush nga ne, përfshirë dhe veten nuk del dhe thotë, o vëlla jam duke qarë, nuk më ka ecur kjo ditë, më la i dashuri, dhe tregon që vetëm bën jetë mondane, atëherë pothuajse të gjithë”, tha Xhensila.