Xherard kundërshton tifozët për Grezdën

xherard-grezda.jpg

Trajneri i ekipit legjendar skocez Rangers, Stiven Xherard, nuk ndan mendimin e tifozëve që Eros Grezda nuk po arrin të paraqitet në nivelin që pritet nga ai.

Dje ishte ndeshja e parë e mesfushorit kuqezi që nga minuta e parë me ekipin e ri në përballjen me St. Mirren. Grezda goditi shtyllën në pjesën e dytë të ndeshjes, i vetmi rast për t’u përmendur nga mesfushori shqiptar para se të zëvendësohej pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë.  Kjo bëri që tifozët të mos e vlerësonin këtë paraqitje

Ndërkohë që trajneri pas takimit është shprehur se Grezda arriti të përmirësohej gjatë ndeshjes.

“Momentet e tij më të mira ishin praktikisht ato 5 minuta të fundit që ishte në fushë. Ai goditi shtyllën dhe nëse do të kishte shënuar, do ta kishte ndihmuar shumë. Ka pasur një dëmtim të rëndë dhe kaloi një periudhë të vështirë për t’u kthyer. Ai do të përmirësohet”, u shpreh Xherard.

scroll to top