Xherdan Shaqiri nuk do të luajë kundër Crvena Zvezda

Xherdan-Shaqiri.jpg

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë me ekipin për ndeshjen në tranfertë të Ligës së Kampionëve, por do të qëndrojë në shtëpi.

Për këtë trajneri gjerman Jurgen Klop tha ndër të tjera.

“Kemi degjuar shumë spekullime për këtë temë. Ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë atje.

Ajo është një ndeshje e rëndësishme dhe duam të fokusohemi 100 për qind në fushën e lojës, dhe jo të mendojmë gjera të tjera.

Prandaj menduam që Shaqiri të mos udhëtoje me ne.

Ai është një lojtar fantastik, dhe klubi e dashuron atë. Por situata është e tillë”, tha Klop.

Pak kohë më parë Drejtori sportiv i Crvena Zvezdas, Zvezdan Terziç, zbuloi se klubi i tij do të bëjë detyrën për të mbrojtur Shaqirin, së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës.

“Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik,  tha Terziç për gazetën serbe “Kurir”.

“Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë.

Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që Shaqiri të ndihet i sigurt për të luajtur futboll”, tha ai.

scroll to top