‘Xhevahiri’ i Shqipërisë në trupin e një shkodrani

Poeti shqiptar, At Gjergj Fisht. edhe në ditët e sotme vijon të frymëzojë të rinjtë me figurën dhe vargjet e tij.

26 vjeçari nga Shkodra prej ka vendosur që në krahun e tij si një mënyrë mirënjohje ndaj figurës së Fishtes të bëjë tatuazh fytyrën dhe disa vargje të tija të shkëputura.

Të kesh një tatuazh në trup, vitet e fundit është kthyer në trend.

E shumë të rinj vendosin që mes shumë zgjedhjeve, të kenë në trupin e tyre edhe dedikime personale.

Ardit Plepit, 26 vjeçari që punon në një nga lokalet e Shkodres dallon qartë që tatoot janë të preferuara e tij, mes të cilave njëri dallon për kuptimin e tij simbolik. 26 vjeçari shkodran, ka vendosur 2 vite më parë, që të gdhendë në në krahun e tij edhe portretin e poetit të madh at Gjergj Fishta. Krah tij vargjet dhe lahutën e malësisë, që sipas Arditit janë pasuria që na la Homeri shqiptar.

Ardit PlepiAvdi Pashe, ma kadale! Mos e thuaj dy here at fjale, Se, per Di’n e per Ima’n, T’baj qi t’ kjaje e zeza nana! T’ baj qi t’kjaje pa exhel ty nana; Se n’ Shqypni ka djem si Zana, Qi per Mbret e troje t’ veta Nuk u dhimet gjaja as jeta.

Pyetjes se cfarë e shtyu të ketë tatuazh Fishtën në dorën e tij, nuk vonon t’i japë përgjigje, edhe pse ai nuk ka asnjë lidhje familjare me poetin!

Ardit Plepi shprehet për OraNews: U ndjeva shumë i frymëzuar prandaj vendosa që në trupin tim të kem këtë xhevahir të Shqipërisë. Ky më ka bërë që unë ta dua më shumë, qytetin, vendin, dialektin, lahutën, kulturën.

Arditi mendon që At Gjergj Fishta është një figurë e vyer për vendin tonë dhe shprehet se do të vijojë ta përcjellë këtë mesazh me trupin e tij tek brezat e rinj.

Lër një koment