“Xhiroi gomat, djali i tha…”. Flet gruaja e autorit që vrau 25-vjeçarin: Ka qenë mush për dikë dhe ka mbet tek na

gruja.jpg

Një 25-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Shkodër me breshëri kallashnikovi nga 47-vjeçari Mark Kodra. Bashkëshortja e këtij të fundit  ka deklaruar para mediave se 25-vjeçari ka ardhur fillimisht me motor duke ecur me shpejtësi dhe xhiruar gomat përpara shtëpisë së tyre, ku dhe është konfliktuar me djalin e familjes Kodra.

Sipas saj, djali i ka thënë 25-vjeçarit të ketë kujdes dhe të ecë më me ngadalë, por 25 vjeçari i është kthyer duke i thënë: se eci si të kem dëshirë.

Më pas, tregon bashkëshorjta e Kodrës, shkoi burri për ta takuar për t’u sqaruar me të.

Ajo deklaron se 25-vjeçari i përulte vazhdimisht dhe i kishte goditur dhe djalin dhe burrin që kishin dashur të sqaroheshin disa herë me të.

“Është kap djali me të. Ka ardhur këtu dhe ka xhiruar gomat e motorit aty. Ai ka qenë djalë i lëvizshëm, por se ka pasur konflikte me vajzat absolutisht. Ka dalë dhe ka një shok aty, komshi. Ka sjellë shokun aty, e përcillte. Djali im është shumë i butë. Ai ka xhiruar gomat aty, unë kam fëmijë, kam nipat ose mbesat ai hap portën, del e zë me motor. I ka dalë djali dhe i ka thënë më ngadalë. Unë i tha ai xhiroj ku të dua, si punë trimi. E kanë lënë. Mbrëmë i ka thënë djalit çfarë ke pasur atë natë, para një jave. I ka thënë djali u krye ajo punë, u morëm vesh në bashkë. Jo i ka thënë ky dhe e ka sharë me tan robt djalin dhe i ka rënë. Ai e ka shenjë. Djali ka hyrë brenda e ka folur me djalin në Francë dhe e ka dëgjuar vajza. Më tha mua është kapur Valentini me dikë, por jo se me kë. E kam pyetur djalin me kë je ngatërru, më tha me filanin. Më tha më ka sha dhe më ka rënë, dhe këtë punë e mbyll unë. Dhe doli e iku. Unë nuk e kam parë mbrëmë që dje. Burri dëgjoi dhe doli të merrej vesh me viktimën. Është takuar tek lokali, e ka sharë dhe këtë. I ka thënë desha me u sqaru me ty që mos me u bë e madhe. Ai e ka sharë dhe i ka rënë dhe këtij. Pas pak erdhi burri dhe hyri brenda. Nuk ka bërë as 15 minuta erdhi viktima dhe solli shokun e tij prapë, këtë komshinë. Motori i tij dëgjohej prej qendrës. Ka dalë, e ka lënë armën aty dhe e ka pritur kur të kthehej. Kam dalë përpara me i ul armën dhe më ka shtyrë mua. Ai ka xhiruar gomën këtu dhe ka nxjerr tym. Kot pa lidhje ka qenë, se ne kemi qenë miq. Ka qenë mush për dikë dhe ka mbet tek na. Burri doli për ta ndalur, por nuk e ndali dot. Ndaloi vetë këtu, i ka rënë gomës së pasme dhe ka nxjerr tym, atëherë burri e ka qëlluar.

Ka pas dhe një konflikt para një viti, i ka rënë dhe atëherë burrit tim. E ka lënë burri im atë punë. Mbrëmë ka qenë mbush komplet”, deklaroi ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303