fbpx

Telenovela “Xhisiela”, çfarë ndodhi sot me Rexhep Rrajën

xhisiela-1.jpg

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, për gjykim të shkurtuar.  Djali është në burg pas denoncimit nga ish e dashura e tij Xhisiela Maloku, se është dhunuar prej tij dhe kërcënuar. Por denoncimi është tërhequr më tej.

Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e Rexhep Rrajës për gjykim të shkurtuar dhe është caktuar që seanca e radhës të zhvillohet në datën 4 dhjetor. Sipas gjykimit te shkurtuar nëse ai shpallet fajtor dhe dënohet, do të përfitojë një ulje dënimi me 1/3.

Në seancën e sotme ku u pranua edhe gjykimi i shkurtuar ishte e pranishme dhe Xhisiela Maloku. 25-vjeçarja para gjyqtares Engjëllushe Tahiri ka deklaruar se ka gënjyer për të gjithë kallëzimin e saj për shkak të xhelozisë​. Xhisiela në këtë proces ka statusin e të dëmtuarës.

Në datë 24 tetor Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e prokurorisë e cila për djalin e deputetit socialist ka ngritur akuzën e kanosjes ndaj Xhisiela Malokut. Rexhep Rraja ndodhet në burg me akuzën e përndjekjes së ish-të dashurës së tij. Kjo çështje krijoi debate të forta politike pasi opozita akuzoi Rrahman Rrajën dhe deputetë të PS-së, se i bënë presion policisë së Fushë-Krujës për ta mbyllur këtë dosje

Për këto akuza prokuroria e Tiranës ka nisur një procedim të veçantë ndërsa ish-oficeri i policisë gjyqësore në Fushë-Krujë Emiljano Nuhu pasi i dërgoi një letër autoriteteve më të larta në vend duke denoncuar rastin kërkoi azil politik në Zvicër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *