fbpx

Xiaomi Mi Mix 3, më shumë RAM se një PC

Xiaomi do të prezantojë celularin e tij të ri Mi Mix 3 në datën 25 tetor dhe porositë kanë nisur që tani, duke qenë se bëhet fjalë për një celular që ka RAM sa një kompjuter personal apo laptop.

Celulari i ri do të ketë 8 dhe 10 GB RAM.

Sipas markës kineze, kamera do të jetë shumë cilësore. Me të mund të xhirohen video me shpejtësi të ngadaltë me cilësi të jashtëzakonshme.

Ekrani do të jetë 6.4 inç, me rezolucion 1080×2340. Bateria do të jetë 3850 mAh dhe memoria e brendshme plot 256 GB.

Lër një koment