fbpx

Ylli i “Games of Thrones” zbulon emrin e së bijës përmes tatuazhit të ri

Sophie Turner dhe Joe Jonas mirëpritën fëmijën e tytë të parë në muajin Korrik.

Ylli i “Games of Thrones” dhe Joe Jonas u bënë prindër të një vajze, emri i së cilës u përfol se ishte Willa pas një shtatzanie tepër private, të cilën asnjëri nga palët nuk e konfirmoi zyrtarisht.

Sidoqoftë, aktorja tashmë ka konfirmuar thashethemet për emrin e së voglës, duke zbuluar tatuazhin që i ka dedikuar asaj. Një ditë më parë, Sophie publikoi një foto teksa vinte në pah tatuazhin me dy shkronja – një “W” për Willa dhe “J” për partnerin e saj, Joe.

Pak ditë më parë, aktorja zbuloi gjithashtu dhe datën e saktë të lindjes së Willas. Sophie publikoi në Instastory një fotografi të një varësje prej ari me mbishkrimin: “22 .07.20”. Aktorja e “Games of Thrones” dhe këngëtari Jonas u martuan në një ceremoni sekrete në maj të 2019-ës.