fbpx

Ylli i Juventusit përfshihet në aksident

costa.jpg

Sulmuesi brazilian i bardhezinjve të Juventusit, Douglas Costa është përfshirë në një aksident të frikshëm paraditen e sotme.

Makina e lojtarit është dëmtuar rëndë, por vetë Costa nuk ka pësuar asgjë.

Rrethanat e aksidentin nuk janë bërë ende të ditura, pasi nuk janë zbardhur. Sipas mediave italiane thuhet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë  policia, zjarrfikësja dhe stafi mjekësor në ndihmë të të aksidentuarve.

Një sezon i pafat ky për brazilianin, i cili është stërmunduar nga dëmtimet. Madje dhe në ndeshjen e fundit me Parmën, ai doli nga fusha për shkak të një dëmtimi të lehtë. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303