Ylli i K-Pop tërhiqet nga turneu , befason arsyeja

Mina, anëtarja e grupit të K-Pop, Twice, nuk do marrë pjesë në turneun e tyre të ardhshëm botëror për shkak të shqetësimeve me shëndetin mendor.

Në një deklaratë grupi tha: “Mina aktualisht po lufton me ankth të papritur ekstrem dhe pasiguri me performimin në skenë.”

Ndërsa shtuan se po konsultoheshin me disa mjekë profesionistë për të zbuluar se çfarë i shkakton ankthin.

Grupi prej 9 vajzash i Koresë së Jugut do mbajë një seri koncertesh në SHBA.

“Pas një diskutimi të gjerë me Minën dhe me anëtarët e Twice, vendosëm se gjendja aktuale e saj kërkon trajtim shtesë, masa profesionale dhe pushim të mjaftueshëm,”- u tha në deklaratë. /real-news.tv/