fbpx

“Ylli ishte shumë i afërt me mua”. Lajmi që tronditi futbollin shqiptar, flet Eros Grezda: Ai ruhej shumë por…

800-0-e89a75df0a5f7297b215e2d335f99869.png

Ylli Mihali, fizioterapisti që ka qenë pjesë e stafit kuqezi prej 27-vjetësh, humbi jetën nga Covid. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar futbollisti i njohur, Eros Grezda në “Shqipëria Live”.

Ai ka treguar njohjen e tij me Yllin dhe takimin e fundit me të.

E kam takuar 7-8 muaj më parë kur isha në Tiranë, isha bërë operacion dhe kisha një terapi. Sa herë vija në Tiranë e takoja gjithmonë. Ylli ka pasur një pozitivitet që nuk e kam parë te asnjë tjetër. Kur shkova për herë të parë në kombëtare, lojtarët nuk të jepnin hapësirë, Ylli ishte shumë i afërt me mua.

Ky i fundit tregoi se si Ylli e kishte frikë virusin dhe se te puna e tij private kishte masa strikte. Grezda u shpreh se nuk e dinte se ishte i vaksinuar, por para disa ditësh kishte komunikuar me gruan e Mihalit.

Të premten apo të shtunën kam folur me gruan e tij dhe më tha fjalë të mira. U lehtësova disi, por kur mora lajmin ishte një trishtim. Nusja e Yllit më tha se mjeku i kishte thënë se kishte përmirësime. Sipas fjalëve të saj, Ylli do të dilte pas pak ditësh.  Ai ishte shumë i shëndetshëm. Kishte raste rreth tij me Covid që ishin të infektuar dhe në gjendje të rëndë. Si pasojë ai ruhej shumë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303