14.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ylli Limani i bën një rreng Dafina Zeqirit, ja si reagon këngëtarja (VIDEO)

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbiz-it dhe duket se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.
Ajo ka zhvilluar së fundmi një koncert në Vienë ku së bashku me të ishte dhe këngëtari Ylli Limani. Mirëpo përpara shfaqjes teksa ndodheshin në hotel, Ylli ka postuar në InstaStory një video ku tregon se tentoi t’i bënte Dafinës një rreng duke i thënë: ‘Dj Geek ka flirtuar me recepsionisten e cila më pas i ka kërkuar numrin, ndërsa ai e ka ftuar për në dhomën e tij’.
Reagimi i këngëtares ishte epik pasi ajo u duk se nuk e mori fare seriozisht shakan teksa duke ‘kërcyer’ i drejtohet Yllit: ‘Përse po gënjen’ teksa e shoqëroi dhe me disa ‘grushta’ drejt kamerës.
Ju kujtojmë që disa ditë me parë Dafina vendosi ta surprizojë Genc Halmi, i njohur si Dj Geek me një dhuratë. Dj Geek, publikoi në llogarinë e tij në Instagram disa foto dhe video nga surpiza e papritur e parnteres së tij. Këngëtarja i dhuroi të dashuri të saj një motor ngjyrë të verdhë, të cilin duket se ai ka dashur ta ketë prej kohësh.
“Dhuratë ditëlindjeje para kohe nga gruaja”- shkroi ai krahas postimit, ndërsa këngëtarja zbuloi në seksionin e komenteve se në fakt ditëlindja e Dj Geek është më 10 shtator.
Prej disa kohësh ata jetojnë bashkë dhe nuk e fshehin dashurinë as në rrjetet sociale. Bashkëjetesa e dyshes është aq dinamike, për shkak të punëve të tyre. Mes Prishtinës, Stokholmit dhe Tiranës, ata të dy janë gjatë gjithë kohës bashkë, duke pasur një bashkëpunim të ngushtë edhe në punë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat