Ylli Limani surprizon fansat me këngën e re

Ka disa ditë që këngëtari Yll Limani ka thënë se do të publikojë projektin e ri muzikor.

Ai tanimë ka vendosur që ta lançojë këngën e re me titull ‘Nuk po kalojka’.

Kënga është punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi të cilët Ylli i ka falënderuar për këtë këngë të shpirtit siç e quan ai.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi për këtë sezon veror.

/real-news.tv/