fbpx

Yuri Kim lëshon thirrjen e fortë dhe paralajmëron: Kanë mbetur edhe 6 javë

yuri-kim-755x405.png

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka lëshuar një thirrje urgjente. Ajo i ka kërkuar Presidencës, Parlamentit dhe institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë punën për Kushtetuesen.

Ajo thekson se vetëm 6 javë kanë mbetur deri në fund të vitit, dhe se Kushtetuesja lë të kuptohet se duhet të ngrihet brenda 2020-tës.

“Është mirë të shoh progresin drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura, Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit JAC për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin e Shqipërisë për drejtësi!”, shkruan Kim në postimin e saj.

Kim risjell në vëmendje një postim të saj me 19 Tetor, pasi Presidenca dhe Parlamenti publikuan listat e tyre përkatëse të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303