fbpx

Yuri Kim ofron mbështetje për Shqipërinë në seminarin e OSBE: Do të luftojmë së bashku krimin e organizuar dhe korrupsionin

dc9fc0045b422d402696d179d3ef9b10_L.jpg

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka ofruar sërish mbështetjen në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

Në seminarin e OSBE-së, Kim u shpreh se do të vazhdojnë punën përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton.

“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”,- ka thënë Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303