Yuri Kim: Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata do të jetë funksionale

Screenshot_18-15.png

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim thotë deklaron se sapo presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Në një reagim për emrin e dërguar nga KED në parlament, Kim sprehet se këtë javë GJK do të ketë një nga gjyqtarët e saj të nevojshëm. Ajo falenderon palët për ndërmarrjen e masave urgjente për të bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.

“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë se do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për GJK funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, GJk do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, shkruan Yuri Kim.KED i dërgoi Kuvendit të Shqipërisë emrin e Altin Binajt  për vendin vakant që la në Gjykatën Kushtetutese, Fatos Lulo, i cili u shkarkua nga Vettingu.

scroll to top