fbpx

Yuri Kim takon ‘virtualisht’ disa prej krerëve të bashkive, zbulohet arsyeja

yuri-kim-2-770x422.png

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbledhur në një takim ‘virtual’  Kryetarët e Bashkive Tiranë, Korçë, Fier dhe prefektin e Durrësit.

Kim tha se shpreson të takohet së shpejti nga afër me kryetarët.

Postimi i Ambasadës:

“Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Korcës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit. Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurtë dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19”. Ambasadorja Yuri Kim.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303