fbpx

Yuri Kim zbulon 3 prioritetet që ka në Shqipëri: Ja për çfarë kanë nevojë shqiptarët

yuri-kim-2-770x422.png

Gjatë fjalës së saj në konferencës e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se shqiptarët kanë nevojë për vizion.

Diplomatja amerikane u shpreh se klima politike, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni mbeten prioritetet kryesore të saj.

“Rritja e mundësive të biznesit është një nga prioritetet e mia në kohën që do të shërbejë. Klima politike, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë tri prioritetet që unë kam në Shqipëri.

Secila prej këtyre ndikohet nga korrupsioni. Pra në vend që të caktojmë se i kujt është faji. Populli shqiptar do rezultate dhe jo ofendime. Ata duan vizion”, tha Kim.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303