fbpx

“Z.Kryeministër ka pasur hezitim”. Rama mëson ç’po ndodh në Shkodër dhe bën deklaratën e bujshme: Edhe kontraceptivët e shkaktojnë këtë gjë

ore.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë sot në Shkodër, ku mori konfirmimin se ka mësuestë cilët kanë refuzuar që të bëjnë v.a.ks.inën.

Rama siguroi mësuesit mos kenë asnjë shqetësim pasi edhe vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë. Kryeministri ka bërë një krahasim, duke thënë se edhe masat për parandalimin e rritjes së popullsisë (kontraceptivët) shkaktojnë tromboembolite, dhe jo më vaksinat e zakonshme që kanë gjithmonë raste.

EDI RAMA: Mos kini asnjë shqetësim , vendet që e pezulluan me shumë gjasë do e rifillojnë prap. Ishte një seri që s’është kjo, është tjetër. Nuk kanë gjetur asnjë lloj lidhje dhe atyre rasteve. Kanë dalë dhe plot tani të dhëna edhe për ato hapat e parandalimit të rritjes së popullsisë.

SILVA BINO: Po, kontraceptivët shkaktojnë tromboembolite.

RAMA:Edhe për vaksinat e zakonshme që ka gjithmonë raste, që s’janë fare pjesë e problemit. Ka pasur refuzime?

MANASTIRLIU: Ka patur hezitim

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303