Zarife Hasanaj, “Nderi i Kamzës” për trimëri, kurajo dhe sakrificë sublime

60755762_2888775324496631_5685242725041963008_n.jpg

Bashkia e Kamzës shpall nëntetaren Zarife Hasanaj “Nderi i Kamzës”, pas vdekjes.

Titulli iu dorëzua familjarëve nga kryebashkiaku Xhelal Mziu.

“Sot më datë 14.5.2019, bëmë një vizitë në familje dhe i dorëzuam titullin “Nderi i Kamzës”, nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj me motivacion: “Për trimëri, kurajo, sakrificë sublime deri në flijim dhe luftën kundër terrorizmit për mbrojtjen e vlerave demokratike dhe paqësore në bazë të kuadrit të misionit ushtarak të NATO-s në Letoni”.

Dëshmorja e Atdheut Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 Maj gjatë misionit të saj në Letoni, ku i shpërtheu një minë.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi, i cili ndërroi jetë pak ditë më pas dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303