fbpx

Zayn Malik dhe Gigi Hadid bëhen prindër të një vajze (Foto)

Këngëtari Zayn Malik dhe modelja amerikane Gigi Hadid janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka mirëpritur një vajzë “të shëndetshme dhe të bukur”.

Lajmin e bëri të ditur Zayn nëpërmjet  Twitter-it, Malik, 27 vjeç, ndau një foto bardh e zi të dorës së vogël të vajzës që shtrëngon gishtin e tij.

Ai shkruajti krahas imazhit: “Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim”.

Hadid, 25, konfirmoi se ajo ishte duke pritur në prill ndërsa ishte shfaqur në Tonight Show starring Jimmy Fallon.

Ajo i tha drejtuesit të emisionit të bisedave në SHBA se ajo dhe Malik ishin “të lumtur dhe mirënjohës për dëshirat dhe mbështetjen e të gjithëve”.