Zbardhen 3 emrat kandidat për kreun e SPAK

Altin Dumani, është emri i tretë që ka shpallur zyrtarisht kërkesën për të marrë kreun e SPAK.

Dy kandidatët e parë që synojnë postin, janë prokurorët Arben Kraja dhe Ervin Kondili.

Por, mesa duket të gjithë pretendentët e kanë lënë për  momentin e fundit procesin e aplikimit, duke marrë parasysh se pas ditës së sotme, afati mbaron.

Deri tani në listën e atyre që synojnë fronin e SPAK janë vetëm 3 emra.