Zbardhen detaje nga vrasja e shumëfishtë në Kroaci

Kroacia u trondit mbrëmjen e djeshme nga një nga krimet më të rënda të ndodhur ndonjëherë.

Një burrë vrau 6 persona të një familjeje dhe më pas u vetëvra, pasi ishte duke u arrestuar nga policia.

Mediat kroate  kanë zbuluar detaje nga ngjarja makabre.

Bëhet me dije se vrasësi, i cili ishte shofer taksie, u gjet i vetëvrarë pas shumë orësh kërkimi nga forcat e policisë. Ai u gjet pranë një ndërtese të braktisur në zonën e Brezovicës

Bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 21:30 minuta, në një shtëpi në rrugën Cimerman në Kajzerica.

Mediat kroate shkruajnë se krimin e ka bërë personi me emrin Igor Naw.

Ndërsa emrat e katër prej viktimave mësohet se janë: Dragomir Tojagic, Josipa Tojagic, Filjka Tojagic dhe Maja Tojagic.

Bëhet fjalë edhe për një fëmijë 10-vjecarë që është vrarë, ndërsa një foshnjë 7-muajshe, u gjet pa lëndime në vendngjarje.