fbpx

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit në Bulqizë

Elidon-Basha-1-scaled.jpg

Detaje të reja janë raportuar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku Klodian Kola 27 vjeç qëlloi pa dashje me çifte shokun e tij, Elidon Basha me të cilin kishte dalë për gjah.

23-vjeçari Basha ka mbërritur pa shenja jete në spital, pas plagëve që kishte marrë në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes.

Burime bëjnë me dije se viktima është qëlluar me një armë automatike, ndërsa policia ka mundur të gjejë armën e krimit tip “kallashnikov”.

Në gjueti kanë pasur një armë gjahu dhe një kallashnikov. Më pas autori i ngjarjes ka dashur të fshehë autorësinë duke pretenduar se i kanë qëlluar.

Po ashtu bëhet me dije se autori kishte fshehur armën tip kallashnikov me të cilën ka qëlluar aksidentalisht shokun e tij.

Mësohet se të dy të rinjtë ishin shokë të ngushtë dhe kishin dalë edhe herë të tjera për gjueti bashkë.

Raportohet se mes njëri tjetrit nuk ka pasur kurrë mosmarrëveshje , dhe se të rinjtë nuk kanë pasur probleme me askënd.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303