Zbardhen detajet nga ngjarja që tronditi Shkodrën, Policia nxjerr njoftimin, zbulon se…

arme.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën pak më parë.

Sipas policisë, është qëlluar në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303