Të tjera detaje janë zbardhur nga aktiviteti kriminal i Faik dhe Shkëlzen Bucit, babë e bir, të cilët vranë Eglantinën në moshën 23-vjeçare, në vitin 2012.
Ndërkohë, bëhet me dije se Faik Buci rezulton të ketë qenë i dënuar më parë edhe për tentativë vrasje ndaj aktorit Mishel Prela.
Kjo ngjarje ka ndodhur tre vite më parë, pranë gjimnazit “Partizani”.
Faik Buci është dënuar me 1 vit burg për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, por me gjykimin e shkurtuar, dënimi iu ul në tetë muaj heqje lirie.
Sipas organit të akuzës, Faik Buci, kishte çmontuar pistoletën e përdorur në atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, dhe e kishte vendosur mbi tavolinë. Fillimisht, ai i deklaroi Policisë se armën e kishte gjetur në një çantë në oborrin e shtëpisë, por më pas rezultoi se armën e kishte marrë në çantën ku mbanin veglat e punës.
Si pjesë e kësaj dosje, u dënua si autori kryesor i kësaj ngjarjeje, i biri i tij, Shkëlzen Buci. Vetëm për veprën penale “vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, Shkëlzen Buci u dënua me 15 vite burg.