Zbardhet akti normativ, shtyhet pagesa e qirave, ja kush përfiton

ir.jpg

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, gjatë një mbledhja online me Komisionin e Ekonomisë, kanë sqaruar çështjen e pagesës së qirave, duke theksuar se nuk do të fallen por do të shtyhen në kohë.

Sipas aktit normativ, bëhet fjalë për dy muaj, prill dhe maj.

Tre janë kategoritë që përfitojnë nga ky akt normativ:

1 – Studentët, shkolla e të cilëve është mbyllur jo për faj të tyre por për shkak të situatës;

2 – Ata që kanë pasur një punë dhe e kanë humbur për shkak të situatës dhe qe kanë qenë me qira.

3 – Ato biznese që kanë xhiro vjetore 14 milionë lekë dhe që kanë ndërprerë biznesin.

Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë:

E vetmja mënyrë është parandalimi me mungesë kontakti. Janë marrë masat e mbylljes dhe izolimit të aktiviteteve vec shkollave dhe kopshteve dhe aktiviteteve të tjera.

Një nga problemet që përballen qytetarët është edhe pagesa e qirave, për këtë arsye propozuam që për shkak të situatës, ata individë që kanë humbur punën nga situate të kenë mundësi të mos paguajnë këto muaj, dhe ta paguajnë më vonë. Duhet ta vertetojnë me kontrata qeraje. Është menduar këto qera të paguhen pas 31 maj. Dhe më vonë të ketë ndarje proporcionale në muajt në vzhdim. Ky është porpozimi i bërë nga ministria e mirëqenies sociale.

Julian Hodaj, Zv.ministër i Brendshëm

Nga ky akt normative përfitojnë: Ata që kanë pasur një punë por e kanë humbur për shkak të situatës, ata që janë studentë dhe biznesi i vogël. Nuk falen qiratë thjesht shtyhen në kohë dhe shpërndarhen në mënyrë proporcionale gjithë pagesa. Edhe e drejta për të gëzuar një pronë apo për të përfituar një qira është e drejtë kushtetuese.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303