Zbardhet biseda mes Dakos dhe Niçes

Disa ditë më parë u publikuan disa përgjime për një bisedë të zhvilluar mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe Altin Avdylajt me pseudonimin Niçja, një person i arrestuar gjatë operacionit të policisë “Vol-vo 4″.

Mbrëmjen e sotme News24 ka publikuar në emisionin “Të Paekspozuarit” një pjesë tjetër bisede shkëputur nga dosja 339.

Ky përgjim lidhet me datën 20 shkurt të vitit të 2017, një bisedë e zhvilluar rreth orës 17:26.

Në dokumentin e publikuar zbardhet biseda ku Dako i premton Altin Avdylit se do t’i mbarojë një punë të cilën ia ka premtuar, ndërsa nga biseda kuptohet që kanë një marrëdhënie shoqërore.

PËRGJIMI:
0698967765: Hë Gjushi?
0692099300: Hë Niçe
0698967765: Hë vlla
0692099300: Hë se jam duke fol me atë, mos e ki merak, çke ti, o nesër…këto ditë do ta mbaroj unë mos e ki merak?
0698967765: E të lutem
0692099300: Ik pa merak.

Lër një koment