fbpx

Zbardhet biseda nga dosja e arrestimit të gjyqtares së Krujës, përgjimet për korrupsion

gjyqtarja.jpg

Zbardhen të tjera përgjime nga dosja e arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, sekretares së saj, Rukije Dervishi si dhe avokatit Aldo Tabaku.
Në një pjesë të saj shfaqet sekretarja e Gjykatës, duke folur me një person, ndërsa lënë takimin për gjyqtaren Hoxha. Në këte rast bëhet fjalë për një tjetër person të dënuar dhe që po tentonte që të lirohej, konretisht Gentjan Nezaj.

PJESË NGA DOSJA
Në datë 03/08/2020, ora 11:54, Rukije Dervishi komunikon me dikë në telefon:
Sekretarja e Enkeleda Hoxhës: Ku po pret?
Personi X: Eee?
Sekretarja: Ku asht t’u prit?
Personi X: Se di pasha Zotin, ne ina në’Tiron
Sekretarja: Po jo…ku osht t’u prit, se tha ku këna taku m’jest, po ku ka taku n’mjest, ke kafja apo ke?
Personi X: Aaaa, po po, e kam parasysh ke kafja
Sekretarja: Po he pra, tregoi se m’ka çu gjithata mesazhe, tregoi
Personi: Ke kafja m’duket.
Sekretarja: Tregoj ke kafja, thuaj atij ke kafja se po i them, a t’i them ke kafja?
Personi: Po, po….
Sekretarja: Mir hajt….

Në datë 3/08, 2020 pora 11:55, Rukjie Dervishi komunikon me Enkeleda Hoxhën me sms me përmbajtjen; ‘Ke kafja’

Në datë 8/09,2020, ora 19:46, shtetasi Shaban Nezaj (babai i Gentjan Nezajt) komunikon me shtetasin Ali Tabaku, i afër i avokatit Aldo Tabaku dhe përmbajte tyre zhvillohet kjo bisedë:

Nezaj: Urdhëro!
Tabaku: Lika nga Kruja ju marr
Nezaj: O tungjatjeta. Si ja kalove?
Tabaku: Mirë! Si ja kalove Shabë?
Nezaj: Ca bone Liku?
Tabaku: A jeni mirë?
Nezaj: Si i keni nga shtëpia, vet ju mirë?
Tabaku: Hajde mo, si në Krujë, ju vet mirë?
Nezaj: Mirë ka dasht Zoti
Tabaku: Dëgjo mua tashti
Nezaj: Fol!
Tabaku: Se më ka marrë edhe djali mbrëmë prej Italisë
Nezaj: Po
Tabaku: edhe kanë nejt sot unë me ta, dhe më ka thënë për dy ditë se më datë 15 e kishte ai
Nezaj: Djali aaa?
Tabaku: He? A dëgjove? Po pra, më datë 15 e kishte me 14 e 15 nga data 15 e kishte
Nezaj: Po ky e kishte më datë 9, e paskan shty aaaa?
Tabaku: Po unë sot nejta me ta pra
Nezaj: Ani ani, ti me u mor çfaër të ka thënë djali
Tabaku: edhe më tha mua se tha do të ec dhe do të të tregoj se si do të ma japin ata, se e ka atë problemin e parë, e kan ham atë problemin e parë thashë a e kupton

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303