fbpx

Zbardhet dëshmia e vajzës së pë*dhunuar: Më mbajti deri në 4 të mëngjesit dhe…më kërcënoi se do më hidhte nga ballkoni nëse…

Është zbardhur dëshmia e vajzës 13-vjeçare e cila u pë*dhunua nga 46-vjeçari Blerim Bizgjoni.

Ditën e Bajramit autori e kishte mbajtur deri në 4 të mëngjesit dhe atë natë abuzoi seksualisht. E kishte kërcënuar se do e hidhte nga ballkoni. E përdhunonte çdo ditë, derisa dje vajza kishte marrë guximin që ta denonconte në polici.

Vajza është shprehur se ka qenë nën presion dhe kërcënim dhe vetëm para dy ditësh arriti të siguronte kontakt me një oficer policie. Ajo është shprehur se nëse kjo situatë do vazhdonte, do shkonte deri në vetëvrasje.

“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti. Më përdhunonte çdo ditë në shtëpinë e tij. Fillimisht më mori duke i thënë babait se do të kujdesej ai për mua pasi familja ime më mbante dot për shkak të kushteve.

Dy javët e para sillej mirë, pastaj filloi të më ngacmonte me fjalë, kurse një natë më mbajti deri në orën 04:00 të mëngjesit në ballkon duke më kërcënuar se do të më hidhte nga ballkoni nëse nuk kryeja marrëdhënie seksuale. A mund të ketë abuzuar edhe me vajza të tjera”, është shprehur mes të tjerave vajza e mitur.