fbpx

Zbardhet dëshmia/ Vajza u kap duke kryer marrëdhënie në grup: Hermes Nikaj zbulonte klientet që…

vajz.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që habiti gjithë shqiptarët ditën e djeshme në lidhje me ‘Zogun e Tiranës’ , Hermes Nikaj.

Vajza e cila u kap duke kryer marrëdhënie seksuale në grup me Hermes Nikajn dhe një 47 vjeçar nga Laçi, ka treguar para uniformave blu se si u bë pjesë e këtij rrjeti prostitucioni dhe çfarë e shtyu të vazhdonte këtë aktivitet.

A.GJ ka deklaruar se përveç këtij rasti, mban mend edhe tre herë të tjera ku kishte kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, madje një herë i është dashur të udhëtojë edhe drejt Maqedonisë. Ndërkohë sipas saj, klientët, ajo i njihte përmes Hermes Nikajt, i njohur ndyshe si ‘Zogu i Tiranës’.

Vajza tregoi edhe arsyen që e kishte shtyrë drejt prostitucionit. Ajo rrëfeu historinë tragjike të jetës së saj, ku babi i kishte vrarë nënën duke e lënë atë në mes të katër rrugëve. Ndërkaq, A.GJ. po hetohet në gjendje të lirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303