fbpx

Zbardhet dhe Elbasani, qarkullimi i mjeteve me zinxhirë

debore.jpg

Dëbora ka mbuluar sot edhe qarkun e Elbasanit. Në fshatrat malorë trashësia shkon 20-30-45 cm, në Qafë Thanë trashësia ka arritur deri 15-20 cm.

Akset e prekura nga dëbora janë Elbasan – Qafë Thanë, në Qafë Thanë dhe aksi Librazhd-Sterblevë ku nga Klenja në Zgosht qarkullimi kryhet me zinxhirë. Nga firmat kontraktuese sipas burimeve zyrtare janë marrë masat për normalizimin e situatës duke përdorur kripë e skorie. Qarkullimi nuk është ndërprerë në këto akse dhe vijon normalisht.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303