fbpx

Zbardhet dokumenti i Prokurorisë Speciale: Njerëzit e Rexhep Selimit tentuan të vrisnin një person, politikani ndërhyri në polici për të zhdukur provat

selimi.jpg

Prokurori i Specializuar Jack Smith, e ka përshkruar në raportin e tij Rexhep Selimin si “bossi” i një bande që tentoi të vriste një person.

Selimi është Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja dhe ish-inspektori i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në dokumentin që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ia ka dërguar gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou, pretendohet se një orë pasi kishte ndodhur tentativa për vrasje, Selimi kishte kontaktuar një oficer policie, të cilit i ka kërkuar të merrte një objekt që ishte përdorur në atentat.

Në këtë dokument shkruhet se Rexhep Selimi dhe personat e tjerë të akuzuar janë renditur në listën e zezë të SHBA-së.

“Rexhep SELIMI u rendit në listën e zezë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për përfshirje të mundshme në pengimin e zbatimit të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit OKB-së për krijimin e UNMIK-ut dhe është subjekt i sanksioneve të vendosura nga Thesari i Shteteve të Bashkuara”, shkruhet në dokument.

Gjithashtu në raportin me 22 faqe të Prokurorisë Speciale pretendohet se janë përndjekur dhe vrarë dëshmitarët, pasi sipas tyre ish-anëtarë të UÇK-së e ish-anëtarë të organizatave ndërkombëtare në Kosovës ishin kërcënuar që të mos dëshmonin në Gjykatë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303