Mjeku Edvin Prifti ka depozituar një kërkesë në GJKKO. Ai ka kërkuar që gruas së tij t’i rikthehen paratë e sekuestruara sepse janë të saj.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kundër Korrupsionit të Organizuar, mjeku Edvin Prifti kërkon që të rrëzohet vendimi i 13 shkurtit.
“T’i kthehen zj. Enida Prifti të hollat e sekuestruara në çantën e të hetuarit dhe në banesë, sepse nuk janë prova material ose sende që lidhen me veprat penale për të cilat ai hetohet, por pjesërisht pasuri e ligjshme që buron nga një marrëdhënie juridike civile dhe, diferenca eventuale, kursime familjare, për të cilat nuk ka pengesë ligjore të mbahen në banesë.”, shkruhet në kërkesën e mjekut Prifti drejtuar GJKKO-së.