fbpx

Zbardhet masakra në familjen shqiptare, vajza mori armën dhe…

jeten.png

Sapo është zbardhur ngjarja e rëndë që tmerroi Gjilanin.

Policia e Kosovës bën me dije se vajza police ka qëlluar fillimisht ndaj prindërve dhe vëllezërve të saj duke i lënë të katërt të vdekur. Në fund, vajza ka qëlluar edhe ndaj vetes duke e çuar numrin e viktimave në pesë.

Siç raportojnë mediat e Kosovës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bojanina” në Gjilan.

Komunikata e policisë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.

Vijon..

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303