Zbardhet mega grabitja në Rinas, ja ku gjendet paratë e vjedhura…

Ju kujtohet mega grabitja në Rinas? Ndërsa kanë kaluar pothuaj 5 muaj nga grabitja e famshme në Rinas, mësohet se janë gjetur një pjesë e parave. Paratë e sekuestruar të disa prej të arrestuarave korrespondojnë me numrin e serive që bankat e nivelit të dytë do të transportonin jashtë vendin mesditën e 9 prillit.

Për grabitjen e ndodhur më 9 Prill në qeli ndodhen7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj.

Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.