Zbardhet skenari dhe autorët e atentatit në Berat

Pasditen e sotme në Berat u qëllua me armë drejt një lavazhi. Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dhe ka zbuluar se tre personat që qëlluan me armë zjarri nga një makinë në drejtim të një lavazhi, në zonën e stadiumit të vjetër në Berat janë Vladimir Spahiu dhe Xhoni Spahiu si edhe një person me inicialet P. S.

Sakaq raportohet se ata ishin pronarët dhe qëlluan me pistoletë TT drejt personave që e kanë marrë me qira lavazhin.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur arrestimin e autorëve në rrugën Zog-Poliçan, ku në automjet është gjendur edhe arma e zjarrit si dhe karikatori që kishin fshehur në një çantë.