Zbardhet takimi i Presidentit Meta me Kryeministrin e Kosovës, Hoti

0c3d860e-332b-4967-8cdc-61edefd3ba04.jpg

Gjatë vizitës së tij në Tiranë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u prit edhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta .

Presidenti njofton se gjatë takimit, Meta dhe Hoti diskutuan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, proceseve të përbashkëta integruese në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta theksoi se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.  Kreu i Shtetit shprehu besimin e plotë se institucionet e Kosovës do të vijojnë të përfaqësojnë interesin më të mirë të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Gjithashtu, Presidenti Meta inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Kreu i Shtetit Meta theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë. Presidenti Meta i premtoi Kryeministrit Hoti se edhe kësaj vere do të promovojë më kënaqësi bukuritë natyrore të Kosovës dhe shprehu besimin se më shumë turistë nga Kosova do ta vizitojnë Shqipërinë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303