fbpx

Zbardhet takimi mes Ramës dhe kryeministrit grek, ja ç’u diskutua mes tyre

Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe homologu grek Mitsotakis së bashku me ministrin e jashtëm Nikos Dendias janë takuar mbrëmjen e djeshme në një darkë pune.

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga ky takim, ku mësohet se përveç detit është diskutuar dhe për pakicat kombëtare, integrimi i Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

 “Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.

Ushqimet që i kanë shoqëruar gjatë gjithë bisedës kanë qenë meze të lehta me prodhime deti, Dental nga deti Jon me salcë vere, rozmarinë dhe borzilok, ndërsa për ëmbëlsirë Sorbeto dhe Mous çokollate ose krem parfe me akullore.