Zbardhet takimi Rama-Pompeo

rama-dhe-pompeo.jpg

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara ku do të jetë pjesë e diskutimeve në Këshillin Atlantik. Sipas axhendës Rama ka zhvilluar dhe një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi Kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G./Burimi: VOA

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303