Zbulim i rëndësishëm në Egjipt

Arkeologët kanë gjetur më shumë se 20 arkivole të lashta prej druri pranë qytetit egjiptian të Luxor, thotë ministria e antikitetit në vend.

Arkivolet, me ngjyra të ndezura dhe me dekorime të cilat janë ende të dukshme, u zbuluan në nekropolin e Theban të Asasif, në bregun perëndimor të lumit Nil.

Ministria e përshkroi zbulimin si “një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet” vitet e fundit.

Më shumë detaje do të publikohen në një konferencë shtypi të Shtunën.

Shumica e varreve në Asasif, që është afër Luginës së Mbretërve, janë nga Periudha e Vonë (664-332BC) e Egjiptit të lashtë.

Sidoqoftë, ekzistojnë edhe varre nga Dinastia e 18-të e hershme (1550-1292BC), e cila ishte e para e Mbretërisë së Re dhe përfshinte faraonët e famshëm Ahmose, Hatshepsut, Thutmose III, Amenhotep III, Akhenaton dhe Tutankhamun.