Zbulimi i frikshëm në një magazinë në Shkodër

1555325232_2minadobrac3.jpg

Pronari i një magazine shtetërore në lagjen Dobraç të Shkodrës teksa po pastronte, ka gjetur në brendësi të saj disa municione luftarake.

Struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse kanë bërë të mundur heqjen e tyre nga magazina e cila i përkiste “Institutit të misrit”, tashmë i privatizuar.

Në magazinë u gjetën 4 predha GHLKT “Granatë Hedhës i Lehtë Kundër-Tank” si dhe 1 granatë dore mësymëse. Municionet e gjetura në magazinë, dyshohet të jenë marrë nga depot e Forcave të Armatosura në vitin 1997.

Ekspertët e kompanisë EOD, morën masa për sigurimin e vendit dhe nëpërmjet automjeteve speciale, bënë të mundur transportimin e predhave dhe magazinimin e tyre në depot ushtarake të batalionit të Xhenios.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303