fbpx

Zbulimi që do ju lërë gojë hapur

019-dna-i-motif-structure-living-cells-2-1.jpg

Shkencëtarët kanë konfirmuar një strukturë të re të ADN-së brenda qelizave njerëzore. Ata kanë identifikuar ekzistencën e një strukture të re të ADN-së që nuk ishte parë kurrë në qelizat e gjalla. Më e rëndësishmja është se format e këtyre varianteve molekulare ndikojnë në mënyrën se si funksionon organizmi ynë.

“Kur flasim për ADN-në, na shkon mendja për spiralin e dyfishtë. Por në prill është bërë një zbulim tjetër, i cili na kujton se ekzistojnë struktura krejtësisht të ndryshme të ADN-së – dhe mund të jenë shumë të rëndësishme për qelizat tona”, tha studiuesi i terapive të antitrupave, Daniel Christ nga Instituti Garvan i Kërkimeve Mjekësore në Australi.

Komponenti i ADN-së, i identifikuar nga ekipi, quhet struktura e motivit të ndërfutur (i-motif), por deri më tani ishte parë vetëm në vitro, jo në qelizat e gjalla.

“Ajo që na ngacmoi më shumë është që ne mund të shohim njollat ​​e gjelbra, i-motife, që shfaqen dhe zhduken me kalimin e kohës, kështu që ne e dimë se po formohen, shpërndahen dhe formohen sërish”, tha Zeraati.

Ndërkohë që ende ka shumë për të mësuar se si funksionon struktura e ‘i-motifit’. Gjetjet tregojnë se i-motifet e përkohshme në përgjithësi formohen vonë në ciklin e jetës së një qelize – të quajtur veçanërisht faza e vonë G1, kur ADN-ja po lexohet në mënyrë aktive ‘ . Tani që ne e dimë përfundimisht se kjo formë e re e ADN-së ekziston në qeliza, do t’u japë kërkuesve një mandat për të kuptuar se çfarë bëjnë këto struktura brenda trupave tanë.

Siç shpjegon Zeraati, përgjigjet mund të jenë me të vërtetë të rëndësishme – jo vetëm për ‘i-motifin’, por për A-ADN-në, Z-ADN-në, ADN-në trefishe dhe ADN-në e kryqëzuar.

“Prandaj, formimi i këtyre strukturave mund të jetë me rëndësi të madhe që qeliza të funksionojë normalisht dhe çdo shmangie në këto struktura mund të ketë pasoja patologjike”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *