fbpx

Zbulohen abuzuesit që shisnin maska kundër koronavirusit, 5 mijë euro copa

maska-2.jpg

Në situata të fakeqësishë dhe paniku nuk mungojnë ata që kërkojnë të nxjerrin fitim nga frika e njerëzve.

Në Itali, ditët e fundit është regjistruar një shpërthim i rasteve me koronavirusin e ri duke e bërë atë vendin e tretë më të prekur në botë me 400 raste. Kjo situatë padyshim që ka mbërthyer në frikë rajonin e Lobardisë, i cili është më i prekuri, si dhe pjesët e tjera. Njerëzit kanë rendur në supermarkete për tu furnizuar me ushqime por edhe në farmaci për tu pajisur me mjete parandaluese ndaj virusit si maska dhe desifektantë.

Por një episod i shëmtuar është regjstruar sot. Autoritetet financiare italiane kanë identifikuar dhe vendosur nën hetim mbi 20 vetë në në rajonet Liguria, Lombardi, Marche, Campania e Calabria të akuzar për mashtrim.

Ata tregëtonin maska filtrante me simbolin “Claims” që sipas tyre garantonin mbrojtjen totale nga kronavirus. Çmimi i një maske të tillë ishte mbi 5 mijë euro, shkruajnë mediat fqinje.

Operacioni i Financës Italiane është shtrirë në të gjithë territorin italian duke sekuestruar maskera, filtrues ambienti, artikuj për mbrojtjen e rrugëve të frymëmarjes etj që shiteshin me çmime spekulative

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303