29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Foto/Zbulohen detaje nga atentati i djeshëm në Vlorë

spot_img

Mbi 15 persona janë shoqëruar nga policia për atentatin e djeshëm në Vlorë, ku u shënuan dy viktima ndërsa vetë shënjestra, Armando Sulejamani njohur si si “Çipuri”. Pas marrjes në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe konfliktet të mundshme të mëparshme, të shoqëruarit janë lënë të lirë.

Çipuri bashkë me kunatin, Aurest Rexho, dhe me shokun e tij Arjan Hasani ishte në një automjet tip Passat në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, kur i është bërë atentat nga persona ende të paidentifikuar. Viktimë mbeti në vend shoferi, Arjan Hasani.

Aurest Rexho ka mundur të dalë nga makina dhe u gjet nga policia i vdekur në rrugë, rreth dy metra larg automjetit. Ai ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit.

Ndërsa shënjestra e këtij atentati, Armando Sulejmani ishte pasagjer në sedilejn pas shoferit. Ai mbeti i plagosur me dy plumba nga të shtënat me breshëri kallashnikovi të autorëve. Këta të fundit u larguan me automjet i cili u gjet i djegur nga policia në fshatin Babicë të Vlorës.

Në vendngjarje policia gjeti më shumë se 25 gëzhoja ndërsa në makinën e djegur u gjetën tre armë automatike. Ende policia nuk ka një kronologji të qartë se si ka ndodhur ngjarja por ajo që dihet është se Çipuri është një person me precedentë të shumtë penalë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat