Zbulohen dy kushtet e vetëdorëzimit të Klement Balilit

Detaje të reja janë zbuluar rreth vetëdorëzimit të Klement Balilit. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zbuluar dy kushtet e vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Kushti i parë i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë. Ndërsa kushti i dytë ishte që të deklarohej vetëdorëzimi.

Sipas Veliut, pas konktakteve me familjarët e Balilit, vetëdorëzimi i tij u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.

“Balili kishte dy kushte për vetëdorëzimin. Së pari që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetedorëzimi. Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese”, tha Veliu.

Balili u vetëdorëzua sot në orën 8:45 te kthesa e Shijanit, mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ishte i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili. Klement Balili pasi u mor në pyetje në ambientet e komisariatit nr.6, ku u bë edhe ekzekutimi i urdhrit të arrestimit, ai iu drejtua Policisë së Tiranës, ndërsa u transportua me makinë policie./real-news.tv/