fbpx

Zbulohen fakte të reja për avionin e rrëzuar në Xhakarta

Lion-Air.jpg

Avioni me 189 pasagjerë që u rrëzua në det pranë Indonezisë javën e kaluar kishte një problem me treguesin e shpejtësisë së ajrit në katër fluturimet e tij të fundit, thonë zyrtarët.

Dëmtimi i pajisjes, i cili u tregon pilotëve se sa shpejt po fluturojnë, u zbulua pas rikuperimit të regjistruesit të “kutisë së zezë”.

Avioni i kompanisë Lion Air, që mbante 189 persona, u rrëzua shumë pak pas nisjes nga Xhakarta, kryeqyteti indonezian.

Të afërmit e zemëruar u përballën me zyrtarët indonezianë në një konferencë shtyi të dhënë ditën e sotme.

Ata donin të dinin pse avioni u lejua të fluturonte. Shkaku i rrëzimit është ende i paqartë: “Ne jemi viktimat këtu, imagjinoni nëse do të ishit në pozitën tonë”, tha një i afërm i një viktime.

Grupi hetimor dhe skuadrat e kërkimit vijojnë operacionin në det për të gjetur trupat e viktimave dhe pjesë të avionit.

Javën e kaluar, një zhytës humbi jetën në operacionin e kërkimit të avionit në detin Java.

Avioni ishte nisur për në qytetin perëndimor të Pangkal Pinang kur u rrëzua.

Piloti kishte kërkuar leje nga kulla e trafikut ajror për t’u kthyer në aeroport vetëm 13 minuta pas nisjes, por pastaj humbi kontaktin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *