Zbulohen gjurmët e gishtërinjve të Leonardo da Vinçit

leo_0.jpg

Në qytetin e Uellsit do të ekspozohen gjurmët e gishtërinjve të piktorit të madh, Leonardo da Vinçi.

Kjo ngjarje ka përkuar pikërisht me 500-vjetorin e vdekjes së Da Vinçit.

Mësohet se në Mbretërinë e Bashkuar do organizohen rreth 12 evente, ku mes shumë veprash, do paraqitet edhe një vizatim i gishtërinjve të Da Vinçiit.

Sipas informacioneve, thuhet se janë zbuluar gjurmët e gishtit të madh të dorës së majtë.

“Ka vizatime dhe piktura të pjesshme në vizatime të tjera nga Leonardo, por kjo është deri tani shenja më e qartë dhe më e pastër e Leonardos”, janë shprehur studiuesit.

Skica do të ekspozohet në Muzeun Kombëtar në Cardiff nga 1 shkurti deri më 6 maj./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303